Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sa burg do të bëjë Agron Xhafaj për trafik droge, flet juristi italian
Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane mëngjesin e 16 majit, vetëm pak orë pasi në media ishte shpërndarë një letër e hapur e nënshkruar prej tij, përmes së cilës ai sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë italiane. Por asnjë detaj tjetër nuk u dha për të sqaruar se në çfarë statusi ishte paraqitur Xhafaj tek autoritetet italiane dhe se çfarë procedure ishte ndjekur për të? A do të vuajë Agron Xhafaj të plotë dënimin e tij pas 5 vitesh nga dhënia e sentencës prej Gjykatës së Kasacionit?
Këtyre pyetjeve i është përgjigjur për Konica.al një nga njohësit më të mirë së drejtës dhe procedurës penale, anëtar në Dhomën e Avokatëve të Romës. Juristi në fjalë limitohet në një interpretim preçiz të asaj çka parashikon ligji italian nisur nga të dhënat e disponuara edhe për publikun e gjerë në lidhje me çështjen Xhafaj.
1 – Agron Xhafaj u paraqit tek autoritetet italiane për të vuajtur një dënim të dhënë nga Gjykata e Lartë në Itali (pra vendim i formës së prerë) të dhënë afro 5 vite më parë. Si funksionon procedura e dorëzimit në të tillë raste?
Një shtetas i kërkuar nga drejtësia e një vendi është lehtësisht i verifikueshëm që në momentin që kalon në pikën kufitare. Oficerët e kufirit e ndalojnë në kufi pasi është sistemi që e sinjalizon. Sipas procedurës, ata e shoqërojnë shtetasin në fjalë në burgun më të afërt. Shtetasi i ndaluar del përpara gjykatësit, i cili ka në dorë dosjen e përcjellë nga prokuroria. Praktikisht z.Xhafaj, referuar afateve proceduriale të shtetit italian, tanimë duhet të jetë në burg.
2- A ekziston vendimi i parashkruar në Kodin e Procedurës Italiane, në rastin kur ka kaluar më shumë se gjysma e kohës së dënimit të akorduar nga drejtësia italiane?
Sipas dispozitivit të nenit 172 të Kodit Penal Italian në pikën 1 specifikohet se dënimi me burg mund të zhbëhet brenda një kohe të barabartë për dyfishin e penalitetit. Në çdo rast duhet të jetë jo më shumë se 30 vjet dh jo më pak se 10 vjet. Pra nëse i dyshuari është dënuar nga gjykata me 7 vjet (si në rastin në fjalë) atëherë vendimi është i vlefshëm për t’u ekzekutuar brenda 14 vjetësh. Pika 3 e këtij neni sqaron më tej se zhbërja e dënimit nuk ndodh në rastet e “recidivitetit” thënë në shqip përsëritjes së të njëjtës vepër penale të përcaktuara në nenin 99. Pra nëse i dënuari gjatë kohës së nevojshme për shuarjen e dënimit ka marrë një dënim tjetër me burg për një krim të së njëjtës natyrë.
3- A ekziston mundësia që kërkesa ekstradimit ndaj z.Xhafaj të mos jetë dërguar asnjëherë nga autoritetet italiane?
Nuk di të pohoj diçka të tillë me siguri, por është e vërtetë që në Itali ndiqet shpesh praktika e mosdërgimit të kërkesës për ekstradim, sidomos për raste dënimesh jo fort të rëndësishme. Qëllimi është të shmanget mbipopullimi i burgjeve, një problem më vete në Itali. Ndaj dhe në rastet kur nuk përbën rëndësi, autoritetet vendosin të shpallin të dënuarin “latitante” pra të kërkuar nga drejtësia, duke pritur që ta arrestojnë sapo ai të shkel në tokën italiane.
4- Në Shqipëri është çelur një debat i ri pas dorëzimit të z.Xhafaj tek autoritetet italiane, me idenë që ai ka dashur t’i shmanget në këtë mënyre hetimet në vendin e tij. Sa qëndron ligjërisht ky pretendim?
Aspak. Paraqitja e z. Xhafaj pranë autoriteteve italiane nuk e mbron aspak atë nga hetimet paralele që mund të nisin në Shqipëri. Sigurisht që parimi i mishëruar në çdo kod penal të vendeve të BE-së, është se nuk mund të dënohesh dy herë për të njëjtën vepër penale, por sigurisht që nëse kjo faktohet, pozitat e të dënuarit rëndohen. Në Itali recidiviteti pra përsëritja e veprës penale nuk është diçka që mund të kalohet lehtë.
5- Ministri i Brendshëm foli për një vendim të parashkruar për të vëllain, i cili nëse do të qëndronte në Shqipëri mund të interpretohej se kishte zgjedhur të shpëtonte pa u dënuar pikërisht për shkak të parashkrimit të kohës së dënimit. A mund të përdoret si lehtësi kjo nga z.Agron Xhafaj në emër edhe të parimit të të ashtuquajturës “ekonomi e gjykimit”?
Jo. Sistemet juridike janë të pavarura. Kjo do të thotë se Italia merr parasysh kodin e saj të procedurës penale sa kohë që bëhet fjalë për vepra penale të kryera në territorin e saj.
5- Kjo është e vlefshme edhe kur kanë marrëveshje reciprociteti për njohjen e dënimeve penale si në rastin e Shqipërisë me Italinë?
Rasti i njohjes së vendimeve zbatohet kur vjen urdhri i ekzekutimit. Vetëm atëherë vendoset nëse do gjykohet në Shqipëri dhe mund të procedohet me marrëveshjen e reciprocitetit. Një rast tjetër do të ishte kur ekzekutimi i vendimit jepet në Shqipëri me konvertim të dënimit mbi bazën e marrëveshjes së Strasburgut. Por këto janë hipoteza ligjore që mund veçohen vetëm pasi të shikohen aktet e procesit për të cilin ju po pyesni.
6- Nëse ju do të ishit avokati i Agron Xhafës, çfarë do t’i kishit sugjeruar?
Të dorëzohej dhe të bënte burgun. Në Itali me ligjin e ri, z. Xhafaj nuk do bëj më shumë se 1 vit e gjysmë. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë nisur nga ajo çka ofron legjislacioni italian është se z.Xhafaj mund t’i zbriten për çdo 6 muaj nga 75 ditë për sjellje të mirë. Kështu do t’i zbriten pesë muaj në vit. Efektivisht 7 vitet e tij janë të barazvlefshm me 4. Kështu do të mbetet vetëm 2/3 dënimit dh në raste të tilla ai mund të kërkojë aplikimin për dalje të parakohshme si shtetas i huaj, kur t’i mbeten ehe 2 vjet nga përfundimi i dënimit. Për më tepër kur sipas kodit penal në Itali nën 4 vjet mund të dalësh paq edhe me arrest shtëpie, ose nën 3 vjet mund të dalësh edhe për fare nga burgu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38