Flash News

KRYESORE

“Sa do jetë fatura e dëmshpërblimit”, Çili: Do apeloj masën e ngritur mbi absurditete, takimet e mia legale dhe publike

“Sa do jetë fatura e dëmshpërblimit”, Çili: Do

Botuesi Henri Çili u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjen ku u përfshi pas operacionit ‘Mezhgorani’ pas hetimeve 6-mujore nga prokuroria e Përmetit.

Pasi Çili sqaroi se cili ishte roli i tij në gjithë këtë situatë, botuesi sqaroi se takimet që ka patur gjatë kësaj kohe si aksioner i studios ligjore, kanë qenë legale dhe publike.

I pyetur nëse ka premtuar të lehtësojë dënimin e vëllezërve Aliko, botuesi tha se çdo studio ligjore ka qëllim të japë klientëve dënimin më minimal sipas rrethanave. Kjo është pyetje absurde, jo nuk e kam premtuar këtë gjë. E gjitha ndërtohet mbi dicka që nuk ekziston”, thotë botuesi, që sipas tij ka shumë absurde në këtë pikë.

“Duhet të ankohet dikush për mashtrim, nëse ka mashtrim s’ka ndikim. Në Përmet kam qenë vetëm një herë në Përmet 2014”.

Po ashtu, Çili pasi tha se pas apelimit të masës 'detyrim paraqitje' do të kërkojë edhe dëmshpërblim, u pyet nga gazetarët se sa do të jetë fatura.

“Avokatët e mi po merrem me trajtimin e çështjes. Po i shkaktohet një dëm shumë i madh shoqërisë shqiptare, se paguhen nga buxheti shtetit, nga aprofesionalizma të kësaj natyre apo absurditete të kësaj natyre. Shoqëria duhet të përfitojë nga drejtësia dhe jo të dëmtohet”, tha botuesi.

“Sa do jetë fatura e dëmshpërblimit”, Çili: Do apeloj masën e ngritur mbi absurditete, takimet e mia legale dhe publike

Të fundit