Flash News

KRYESORE

Sa e vështirë të jetosh me një fëmijë autik, fotot rrëqethëse dhe thirrjet dëshpëruese

"Ju lutem ndihmoni Dejanin!" Është thirrja dëshpëruese e një babai për djalin e tij autik, Dejan.

Është historia e një familjeje shqiptare e cila jeton në Amerikë dhe përditë përballet me dhimbjen dhe forcën që u duhet të gjejnë për t'u kujdesur për djalin e tyre 14 vjeç. 

"Dëshpërimisht kërkojnë ndihmë për djalin tonë autik"

Fotot e postuara në facebook të rrënqethin.

Dyer të shkatërruara dhe mure të dëmtuara.

"Fotot janë ajo çka ndodhur brenda shtëpisë tonë, ku Dejan jeton dhe gjatë krizave të tij ai godet dhe ka shkatërruar të gjitha këto mure. Ai tani është 14 vjeç. Është shumë e vështirë ta trajtosh në shtëpi.

Ne kemi dhe dy vajza të vogla të cilat po vuajnë me ne teksa shohin Dejan"

Në apelin për ndihmë babai, Everest, thotë se kërkon një program rezidencial ku Dejan të jetë i sigurtë dhe të kujdeset nga një skuadër profesionale.

"Të gjithë organizatat, veçanërisht MORC (Agjenci e Shërbimeve Njerëzore që koordinon Përkrahje afatgjata për individët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe të moshuarve me qendër në Micigan)  ka dështuar të na sigurojë ndonjë shërbim për Dejan.

"Edhe ato pak shërbime që na ofrohen nuk janë të vazhdueshme sepse të gjithë specialistët e kanë shumë të vështirë punën me djalin dhe pas një periudhe të shkurtër heqin dorë."

"Policia pothuajse çdo javë vjen në shtëpinë tonë sepse Dejan vrapon dhe refuzon të kthehet në shtëpi" shkruan i ati në postimin e tij në facebook

"Në një moment kur kërkuam program rezidencial për Dejan, MORC na dërgoi një letër ku na informonte se na kishin ofruar shërbimet por ne nuk i kishim pranuar ato.

Ata thonë se ne nuk pranuam terapinë ABA në shtëpi dhe kemi refuzuar transferimin në qendrën e trajtimit.

Çdo kush që shikon këtë foto menjëherë do ta kuptojë se shtëpia jonë nuk është vendi i duhur ku mund të trajtohet terapia dhe duke marrë parasysh gjëndjen e tij të rëndë është shumë e vështirë të lëvizësh me të në makinë.

Letra e MORC që shkruante se ne kemi refuzuar shërbimet për Dejan ishte shumë ofenduese. Ne dëshpërimisht kërkojmë ndihmë. Familja jonë po përballet me këtë sfidë çdo ditë dhe ne kemi frikë për sigurinë e djalit tonë. Ju lutem ndihmoni Dejan!" (Ora News)

Të fundit