Flash News

KRYESORE

Sa është numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me Covid-19 në Shqipëri? Fico jep detajet

Sa është numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar

Mjekët dhe infermierët janë kategoria më e rrezikuar për t’u infektuar nga Covid-19, për shkak të kontaktit me personat e infektuar gjatë trajtimit në Infektiv.

Deri tani në Shqiëpri janë 32 mjekë dhe infermierë të prekur, ka sqaruar Albana Fico, drejtoresha e ISHP në një komunikim për mediat ditën e sotme.

"Deri tani në total janë 32 mjekë dhe infermierë të infektuar, por lajmi i mirë është se tetë prej tyre janë shëruar. Po ashtu vijon monitorimi i pjesës tjetër”, tha Fico, e cila më herët konfirmoi se sot është regjistruar një tjetër viktimë, duke e çuar në 11 numrin e të vdekurve në Shqipëri nga Covid -19, si dhe 11 raste të reja kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, duke regjistruar 223 të infektuar.

https://politiko.al/shkon-ne-11-numri-i-viktimave-nga-covid-19-ne-shqiperi-ne-total-223-te-infektuar/

Të fundit