Flash News

KRYESORE

Sa i sigurtë ndihet kryeministri Rama? Parakalon ushtarët i rrethuar me 6 truproja

Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ajo që ra në sy në fillim të ceremonisë ishte parakalimi i kryeministrit Edi Rama në korridorin e krijuar nga Forcat e Armatosura shqiptare. Gjashtë truproja i qëndronin në krah Ramës ndërkohë që së bashku me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i drejtoheshin tribunës ku edhe mbajtën fjalimet.

Bën përshtypje fakti përse kryeministri nuk ndihet i sigurtë edhe kur ndodhet në mes të ushtarëve të tij, por perimetrin e mbush me truproja.

Diferenca është e dukshme nëse paraqitja e Ramës krahasohet me atë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili në krah gjatë parakalimit kishte vetëm ministren Xhaçka dhe Bardhyl Kollçakun, Shef i Shtabit të ushtrisë.

Të fundit