Flash News

KRYESORE

Sa ka ndikuar kryeministri për pjesëmarrjen në Sanremo? Alketa Vjesiu flet për marrëdhëniet me Edi dhe Linda Ramën

Sa ka ndikuar kryeministri për pjesëmarrjen në Sanremo? Alketa

Alketa Vejsiu ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe të kritikave pas daljes së saj në Sanremo, e cila u prezantua në natën e tretë të edicionit.

Mbrëmë, e ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, ajo ka treguar si u realizua ky projekt, por edhe duke u përgjigjur shumë pyetjeve që janë ngritur këto ditë prej komentuesve të shumtë në rrjetet sociale.

“A ka ndikuar Edi Rama në pjesëmarrjen e Alketës në Sanremo”, u pyet prezantuesja.

“Shiko, Edi Rama dhe  gjithë ish-kryeministrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën”, tha Alekta.

E pyetur nëse ka patur ndonjë telefonatë nga Rama, Vejsiu thotë: Absolutisht , zero , zero, ku është kamera zero . Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë”.

“Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?”

“ Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori …me thënë të drejtën kam  gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën”, u shpreh Alketa.

Të fundit