Flash News

KRYESORE

Sa ka shkuar numri i fëmijëve të prekur me coronavirus në vend? Rakacolli jep detajet

Sa ka shkuar numri i fëmijëve të prekur me coronavirus në

Ndërsa numri i personave të infektuar me virusin Sars-Cov-2 në vendin tonë ka arritur në 433 persona, 16 prej tyre janë fëmijë.

Ky fakt është konfirmuar nga Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisē gjatë një komunikimi për mediat.

Sipas Rakacollit, gjendja e tyre është e mirë dhe asnjë prej tyre nuk ka nevojë për trajtim spitalor.

“Deri tani ka vetëm 16 fëmijë të prekur nga virusi Sars-cov-2 dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur nevojë asnjëherë për trajtim spitalor, pasi format e tyre janë kryesisht asimptimatike dhe janë në gjendje shumë të mirë”, tha Rakacolli.

https://politiko.al/rritet-serish-numri-i-te-prekurve-ne-total-433-persona-me-covid-19-ne-shqiperi/

Të fundit