Flash News

KRYESORE

“Sa keq i rrinë flokët”, Armina Mevlani kritikon Meghan Markle

Edhe pse ceremonia dhe përgatitjet e dasmës mbretërore kanë kushtuar miliona euro, nusja Meghan Markle nuk është pëlqyer nga të gjithë.

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ka treguar se fustani dhe modeli i flokëve të Meghan nuk i kanë pëlqyer.

“A ju pëlqen fustani i nuses? Më i thjesht se kaq smund të ishte mendoj unë”, ka shkruar blogerja.

“Po flokët, pse i rrinë kaq keq!”, ka vijuar ajo në foton pasuese.

Ndërkohë ajo ka shprehur admirim për çiftin David dhe Victoria Backham, duke shtuar se u pëlqen shumë stili i tyre.

Më gjithë këto kritika, Armina na ka lënë të kuptohet se në dasmën e saj nuk do të veshë as fustan të thjeshtë, e as model flokësh të tillë si Meghan.

 

Të fundit