Flash News

KRYESORE

“Sa lek morë për të thënë se je me covid”, këngëtarja shqiptare reagon e revoltuar: Injorant/e si ti ka sa të duash

Këngëtarja nga Kosova, Adelina Thaçi ishte një nga artistet që deklaroi se është prekur nga covid-19, madje nuk kurseu të tregonte në rrjetet sociale edhe problemet shëndetësore që i shkaktoi.

Megjithatë, mes fansave të saj duket se ka patur edhe skeptikë, pasi një prej tyre e pyet këngëtaren se sa para i kanë ofruar për të pranuar se është prekur nga virusi covid-19.

"Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus", i shkruan një ndjekës.

“Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash”, i është përgjigjur këngëtarja, e cila më pas në një story publikon bisedën me të dhe shkruan se janë po këta njerëz potencial edhe për të shpërndarë virusin.

“Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”, shkruan këngëtarja.

Të fundit