Flash News

KRYESORE

Sa me muhabet, sa në telefon; Elisa Spiropali 'e pavëmendshme' në parlament

Nëse politika ka ndryshuar dikë rrënjësisht (po flasim për stilin), ajo është Elisa Spiropali, Minsitrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Elisa është një ndër politikanet më të kuruara, e cila i kushton shumë rëndësi veshjes dhe paraqitjes së saj. Gjithnjë brenda kufijve të kodit të veshjes që përcakton parlamenti, Elisa merr vëmendje në çdo dalje publike.

Përveç veshjes, Elisa ka përmirësuar dhe qëndrimin, lëvizjet dhe gjuhën e trupit (edhe pse shumë i ka të kopjuara, e dini vetë nga kush).

Seanca e parlamentit për Spiropalin sot ishte vetëm muhabet dhe telefon. Sa me Majkon e sa me Xhaçkën e sa me Lleshajn. Por gjithnjë e kujdeshme: "trupin drejt, kokën lart...ec".

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter

Të fundit