Flash News

KRYESORE

Sa më shumë të përparojë teknologjia, aq më të pazëvendësueshëm do bëhen njerëzit

Ndërsa periudha e automatizimit është gjithnjë e më shumë pjesë e jetëve tona, të rinjtë që integrohen në tregun e punës, por edhe personat me karrierë, i ‘frikësohen’ zhvillimit të teknologjisë.

Pavarësisht luhatshmërisë së tregut gjatë muajve të fundit, udhëheqësit e biznesit dhe sipërmarrësit po luftojnë me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore.

Është e qartë se teknologjia nuk do të jetë një zëvendësim për shumë nga aftësitë e nevojshme për punët e së ardhmes. Ajo thjesht do të veprojë si përkrahës dhe integrues, duke e bërë zhvillimin dixhital po aq të rëndësishëm sa shkrim-leximi dhe numërimi në të ardhmen.

Banka Mbretërore e Kanadasë ka bërë një studim në të cilin shqyrtoi më shumë se 300 profesione dhe aftësitë e nevojshme për t'i bërë ato. Studimi arriti në përfundimin se ‘epoka e automatizimit’ nuk duhet të shihet aspak si një kërcënim.

Të fundit