Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Sa pak investime të huaja në Shqipëri. A i mban larg politika markat e mëdha? Mark Crawford, Selami Xhepa dhe Henri Çili shpjegojnë
Marsel Lela
Marka si Apple, Samsung, Mercedes, etj., janë prezente në Shqipëri nëpërmjet produkteve të tyre që përdoren nga konsumatorët shqiptarë. Por ndryshe nga shumë vende të botës, duke përfshirë edhe vende të vogla me një zhvillim ekonomik modest, këto marka, apo kompani të tjera ndërkombëtare nuk i kryejnë aktivitetet e tyre në Shqipëri. Kur mendojmë për kompani të tilla kaq të mëdha, me një shtrirje të veprimtarisë ekonomik në gjithë botën, mungesën e tyre në Shqipëri e lidhim menjëherë me atë të mungesës së një tregu të madh. Por në fakt, arsyet kryesore që vendi ynë nuk ka qenë një vendqëndrim i përshtatshëm për këta ‘gjigandë’, lidhen kryesisht me politikën dhe rregullat e lojës.
Të qenit një vendi madh apo i vogël nuk duket të jetë një problem parësor për tërheqjen e kompanive ndërkombëtare, pasi ato kanë filiale të tyre edhe në Maqedoninë e Veriut apo Bosnje. Që këto kompani të joshen për të investuar në një vend, kërkohet së pari politika dhe ligje të veçanta për t’u garantuar atyre një aktivitet të sigurt tregtar. Për afrimin e tyre politika duhet të angazhohet deri në qarqet më të larta, duke përfshirë vetë kreun e qeverisë. Për të joshur markat e mëdha që të instalojnë aktivitetin e tyre në një vend, jo rrallë herë është vetë kryeministri apo presidenti i këtij vendi që merren me rolin e reklamuesit, duke garantuar një treg të sigurt dhe të ndershëm për këto marka.
Specialistët e ekonomisë dhe sipërmarrësit e shohin ardhjen e kompanive të mëdha si një mundësi për t’u integruar në tregun botëror. Gjithashtu, përveç përfitimeve ekonomike ato krijojnë edhe njohuri dhe standarde të reja për tregun vendas.
Mark Crawford: Projektet dështuan nga politika, tregu dhe bursa
Për ish-kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, arsyet e mungesës së kompanive të mëdha në Shqipëri mbeten dy: politika dhe tregu.
Ai thotë për Politiko.al se ka pasur kompani të mëdha të huaja të listuara në bursë, të cilat kanë qenë në Shqipëri, por janë larguar për shkak të tregut të vogël. Gjithashtu, ato kanë pasur edhe vështirësi me gjykatat, me politikën dhe me taksat, ndaj kanë menduar që do të ishte më mirë të ishin prezente në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit me biznesmenë shqiptarë.
Crawford sqaron se një pjesë e këtyre kompanive të mëdha kanë mbetur prezent në vendin tonë nëpërmjet ndërmjetësuesve. Pra, ato nuk prodhojnë këtu, por janë prezent me pakicë.
“Ka pasur kompani të mëdha të huaja, të listuara në bursë të cilat kanë qenë në Shqipëri, por edhe pse nuk janë më kanë mbetur prezent përmes ndërmjetësuesve. Kanë thënë që tregu është i vogël, duam të jemi prezent me produktin, por direkt nuk do të jemi prezent.”
Për sa i përket kompanive amerikane, Crawford rrëfen se për ta është bërë më e vështirë të investojnë, për shkak të disa ligjeve që Kongresi ka kaluar së fundmi. Ky ligj i detyron qytetarët amerikanë që të pagujanë dyfish taksa. Pra, nëse ata jetojnë në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër, përveç taksave që duhet të paguajnë në vendin ku po qëndrojnë, u duhet të paguajnë gjithashtu edhe taksa në Amerikë. Sipas tij, shembullin e parë duhet ta japin kompanitë dhe bizneset nga diaspora, të cilët duhet të investojnë në Shqipëri.
“Kongresi ka kaluar disa ligje dhe është bërë më e vështirë për amerikanët të investojnë jashtë Amerikës, pasi ne jemi një nga dy kombet në të gjithë botën që kemi taksë mbi të gjithë qytetarët tanë pavarësisht ku jetojnë. Amerikanët që jetojnë këtu duhet të paguajnë edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë. Ndaj është e vështirë të tërheqësh kompanitë amerikane nëse je vend i vogël, nëse je në vështirësi. Unë them që në Shqipëri fillon me diasporën, nëse diaspora nuk është prezent si mund të presim që një skocez, apo amerikan të vijë këtu”, tha Crawford.
Në lidhje me markat e mëdha në Shqipëri, sipas ish kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, projektet e para dështuan nga politika, projektet e dyta dështuan nga tregu i vogël, ndërsa projektet e treta të tyre në Shqipëri dështuan nga bursa.
“Mundësi ka. Unë kam takuar shumë njerëz që kanë punuar në Irak, Aganistan, me naftë ose me miniera, thonë se në Shqipëri duhet të jetë shumë e lehtë pasi jemi në Evropë, kemi të bëjmë me njerëz që dinë kulturën tonë, janë pro-amerikanë. Por prapëseprapë dikush ose diçka i pengon ivestimet e tyre.”
Crawford tha më tej se është interesante se si me gjithë këtë pasuri që ka Shqipëria asnjë investim perëndimor nuk është aktiv sot në fushën e minierave.
Selami Xhepa: Çfarë i pengon ‘big names’ të ekonomisë globale të vijnë në Shqipëri
Për presidentin e UET, Selami Xhepa, në disa sektorë të ekonomisë shqiptare ka ‘big names’, pra kompani që kanë një shtrirje ndërkombëtare. Por ai thekson se Shqipërisë i mungojnë emra të mëdhenj në sektorë me sensibilitet më të madh, siç është manifaktura. Për shembull, vendit tonë i mungojnë kompani të tilla të mëdha si Mercedes Benz, që mund të merrej me prodhimin e pjesëve të këmbimit, pjesëve automatike, etj. Xhepa vë në dukje mungesa të këtyre kompanive edhe në fushën e hoteleri-turizmit, si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë sonë.
“Fatkeqësisht një nga projektet më të rëndësishëm që ishte në vitin 2006 për zonën e Kakomesë, që pritej të ishte në brand name-in ndërkombëtar, u bllokua për shkak të problemeve të pronësisë”, tha Xhepa.
Sipas tij, këto mungesa së pari i dedikohen një tregu shumë të vogël që ka Shqipëria, pasi zhvillimet e brendshme kanë çuar në një tkurrje edhe më të madhe të këtij tregu dhe dinamikat po përkeqësohen në vend që të përmirësohen. Për presidentin e UET, një tjetër pengues në prurjen e investimeve të huaja në këto fusha lidhet edhe me problemin e klimës së biznesit, ku futet korrupsioni, mosfunksionimi i shtetit ligjor, informaliteti dhe deformimet e tregjeve që prodhohen si pasojë e evazionit, etj.
“Të gjitha këto elementë që i shtrembërojnë rregullat e konkurencës së ndershme në treg i kanë mbajtur kompanitë e huaja në distancë.”
Duke mos krijuar oportunitete për ta, në mënyrë që këto kompani të vijnë dhe ta zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, ato kanë zgjedhur si alternativë Maqedoninë e Veriut, apo edhe Bosnjen, e padyshim Serbinë që është një treg shumë më i madh dhe me një traditë më të rëndësishme.
Më tej Xhepa sqaron se klima e biznesit që sundon në tregun tonë nuk është e përshtatshme për kompanitë e mëdha, për shkak të aferave korrruptive, ndaj të cilave këto kompani janë shumë të ndjeshme. Sipas tij, këto kompani ‘duhet t’i lusësh’, që nënkupton një lobim në nivel shumë të lartë politik, duke marrë si shembull projektin e fundit të Volksvagenit.
“Një e vërtetë që unë mendoj se qëndron është që me kompanitë e mëdha nuk mund të bësh dot afera korruptive. Këto kompani duhet t’i lusësh, pra efektivisht është politika e një nivelit shumë të lartë e cila duhet të lobojë, duhet të kërkojë me këmbëngulje ardhjen e tyre duke krijuar çdo lloj mundësie që ato të zgjedhin vendin e tyre. Kjo është praktika që ndjekin të gjitha vendet e botës për tërheqjen e këtyre investitorëve.
Në projektin e fundit ku Volksvageni vazhdon të gjykojë nëse do të vendoset në Turqi, Bullgari apo në një nga këto vende, kuptohet që nivele shumë të larta të politikës, si kryetarë shtetesh përpiqen që të influencojnë për t’i sjellë këto kompani në vendin e tyre. Ndërsa në vendet ku korrupsioni është shumë i përhapur, investitorët që i kanë radarët shumë të ndjeshëm të përzënë që në momentin e paraseleksionimit dhe për pasojë as nuk krijohet shans për vendin tonë për të hyrë në një fushatë më aktive të marketingut.”
Henri Çili: Markat e mëdha janë luftuar politikisht
Për kryetarin e Bordit të Administrimit të UET, Henri Çili, mungesa e këtyre kompanive në Shqipëri është tregues i dorës së parë i prapambetjes sonë dhe i shkallës së ulët të integrimit tonë në ekonominë dhe në shoqërinë globale.
Sipas tij, markat e mëdha janë luftuar politikisht sepse ato nuk operojnë me mjete vendase, si ryshfetet apo aferat korruptive. Pyetjes se, pse janë luftuar politikisht, Çili i përgjigjet se “kur markat e mëdha vijnë ata kanë një fuqi shumë të madhe dhe zyrtarët lokalë, udhëheqësit lokalë kanë pak pushtet mbi to sepse ato kanë shumë lidhje ndërkombëtare dhe nuk mund të bien pre e këtyre korrupsioneve lokale. Këto janë dy arsyet bazë pse markat e mëdha nuk kanë ardhur.”
Për Çilin është i nevojshëm një ndryshim radikal në dekadën e re në lidhje me afrimin e markave të mëdha në Shqipëri.
Ai sugjeron ngritjen e një Agjencie, apo diçkaje të kësaj natyre, për kooperimin e markave të mëdha, ku sipas indikatorëve të bursës ndërkombëtare, për 10 ose 25 kompanitë që në atë vit investojnë në Shqipëri në fusha të ndryshme, duhet të kishte një regjim tjetër fiskal, administrativ, etj.
Sipas tij, duhet përshpejtuar ardhja e kompanive të mëdha sepse së pari ndihmojnë në integrimin në ekonominë globale, së dyti ato sjellin standardet dhe ‘know how’-t (njohuritë) për mjedisin lokal shumëfish nga ç’mund të prodhojë ritmi normal i ekonomisë.
“Unë kam thënë dikur në mënyrë metaforike se inovacioni teknologjik që solli Vodafone në vitin 2000 në Shqipëri është shumë më i madh se Universiteti Politeknik apo forma të tjera të gjenerimit të brendshëm”.
Veç të tjerash Çili theksoi se markat ndërkombëtare janë shpëtimtare dhe për cilësinë e burimeve njerëzore, për trajnimin, teknologjinë, mënyrat e menaxhimit, etj. dhe u shpreh se ato kanë disa arsye për ta zgjedhur Shqipërinë si vend për aktivitetet e tyre tregtare.
Sipas tij, Shqipëria nuk është një treg i madh, por ka një treg dinamik dhe është një vend i bukur. Një tjetër arsye është pozita gjeografike. Duke qenë në mes të një rajoni nga Shqipëria mund të shkohet kudo lehtë, mund të shkohet shpejt në Turqi, në tregje të mëdha, në Rusi, në Europën Lindore, në Perëndim, në Itali, etj. Arsyeja e tretë, sipas Çilit, është të qenit europian në sensin që këtu gjithësesi ka një kulturë europiane përveç pengesave administrative, burokracisë, apo mentalitetit.
“Por nga pikëpamja njerëzit janë një shoqëri perëndimore. Gjë e cila nuk mund të thuhet plotësisht për Bullgarinë, për Turqinë, Rumaninë, etj”.
General Electric dhe Club Med, si u 'zmbrapsën' dy të fuqishmit nga linja hekurudhore dhe resorti në Kakome
Një nga rastet kur kompanive ndërkombëtare në Shqipëri u është vënë ‘shkopinj nën rrota’ është firma e fuqishme amerikane General Electric. Kjo kompani firmosi në shtator të vitit 2003 një kontratë me qeverinë ‘Nano’ për ndërtimin e një hekurudhe që përfshinte modernizimin e linjës aktuale ‘Tiranë-Durrës’, 38 kilometra, përfshi edhe linjën ‘Durrës-Golem’, si dhe ndërtimin e një linje hekurudhore gjashtë kilometra për të krijuar një lidhje me aeroportin ‘Nënë Tereza’. Projekti vlerësohej në 70 milionë euro dhe realizohej për një periudhë 2-vjeçare. Por në vitin 2005, qeveria ‘Berisha’ e prishi kontratën me këtë kompani për shkak të termave të kredisë, pasi kostot për ndërtimin e kësaj hekurudhe u konsideruan shumë të larta. Në korrik të vitit 2006 GE e hodhi në gjyq shtetin shqiptar, i cili u detyrua t’i paguante kësaj kompanie 10 milionë dollarë si pasojë e prishjes së kontratës.
Një tjetër rast është ai i firmës franceze ‘Club Meditarane’ që do të ngrinin, sipas një projekti të vitit 2004, një fshat turistik në Kakome, i konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme për infrastrukturën e turizmit në vendin tonë. Kompania "Club Mediterane" do të investonte 75 milionë euro për një resort luksi në Kakome, shumë që do të financohej nga IFC-ja dhe banka të tjera prestigjioze. Sipas kompanisë, ky investim ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2007. Por ky projekt u bllokua për shkak të një problemi pronësie në truallin ku kompania do të ndërtonte resortin. Më 18 korrik 2006 Komisoni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë do të merrte një vendim, sipas të cilit nuk i njihej pronësia mbi tokën banorëve të fshatit Nivicë, duke i dhënë ‘Club Mediterane’ 70 hektarë tokë. Kjo solli edhe një sërë protestash nga ana e banorëve të asaj zone. Pas kësaj kompania franceze me shtrirje në shumë vende të botës zgjodhi të largohej përfundimisht duke mos kryer investimin me vlerë për turizmin shqiptar.
Kompanitë aktive në vendin tonë
Me gjithë klimën jo të mirë që ofron Shqipëria për markat e mëdha, në vendin tonë operojnë disa kompani ndërkombëtare.
Presidenti i UET, Selami Xhepa tha se kompania e parë ndërkombëtare në Shqipëri është Coca- Cola. Ajo erdhi në vitin 1993 dhe në qershor të vitit 1994 u bë promovimi i kësaj vepre pioniere nga pikëpamja e ardhjes së një marke dhe një emri shumë të rëndësishëm për ekonominë botërore. Kjo kompani, pra, ishte edhe ‘dallandyshja e pranverës’ në Shqipëri pas rënies së murit dhe shembjes së sistemit totalitar.
Xhepa sqaron se Coca Cola, Pepsi dhe McDonalds janë përgjithësisht dy kompanitë e para që operojnë në tregjet botërore. Sipas tij, filozofia që ndiqnin edhe kompanitë e tjera kishte lidhje me Coca Cola-n dhe McDonalds. Pra, ‘aty ku kanë shkuar ato duhet të vazhdojmë edhe ne’.
Më tej, Xhepa sqaron se emra gjithashtu të rëndësishëm ka edhe në fushën e burimeve natyrore, ku ai përmend kompanitë Ocsidental, Hamilton, OMV, etj. kompani me emër në botë. Për presidentin e UET, ka disa emra të mëdha aty ku ka oportunitete.
“Do të përmendja sektorin e energjisë dhe të gjitha kompanitë që krijuan konsorciumin e Trans Adriatik Pipeline. EGL që është gjithashtu një kompani e rëndësishme sot në tregun evropian. Po ashtu edhe në ndërtimin e hidrocentralit të Devollit që gjithashtu është kompania më e madhe e naftës në Norvegji. Ka gjithashtu edhe në tregjet financiare, ku përfshihet disa banka me reputacion në tregjet evropiane. Po ashtu edhe në fushën e sigurimeve operojnë kompani të rëndësishme”, tha Xhepa.
Ndërsa kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford rreshton disa kompani të tjera me shtrirje ndërkombëtare që veprojnë edhe në Shqipëri, kryesisht kompani amerikane.
Burger King, Ketucky Fried Chicken dhe Shell janë të parat që ai përmend, edhe pse sipas tij Shell është akoma në fazën krijuese.
“Në fakt ata kanë gjetur naftë në Berat nëse do të munden ta thithin, pasi kam dëgjuar që është pak thellë, me një distancë nga Tirana në Rinas, por nëse arrijnë ta bëjnë këtë do të jetë diçka shumë e madhe”, shprehet Crowford.
Ai përmend gjithashtu disa fonde investimesh që janë amerikane. Konkretisht pas Bankës Amerikane të Investimeve është një fond nga New York, pas ABCom është një fond nga Washingtoni, ndërsa pas Spitalit Amerikan, ku më parë kanë qenë turqit, tani janë gjithashtu amerikanët.
Crawford e shikon ‘mini-Shengenin Ballkanik’ si një mundësi të mirë për ekonominë shqiptare, por edhe për atë të rajonit. Ai e quan këtë projekt si një ‘Balkan Benelux’ që do të ndikojë pozitivisht në hapjen e një tregu më të madh. Gjithashtu, për Crowford kjo pritet të jetë një gjë e mirë edhe për stabilitetin ku më vonë mund të futet edhe Kosova.
Ndikimi negativ i kompanive të mëdha në ekonominë kombëtare
Edhe pse pritshmëritë që kompanitë e huaja do të transformojnë në mënyrë rrënjësore ekonominë e vendit dhe do të prodhojnë mirëqenie kanë qenë shumë të mëdha, eksperienca ka treguar se përfitimet që ka patur ekonomia kombëtare ndoshta kanë qenë shumë më modeste në raport me pritshmëritë.
Kjo vjen për disa arsye. Sipas presidentit të UET, Selami Xhepa, një pjesë e këtyre kompanive, sidomos e atyre që operojnë në burimet natyrore përfitojnë nga një lloj arbitrazhi juridik. Pra, duke shfrytëzuar rregulla më pak strikte në mbrojtjen e mjedisit. Këto kompani vijnë për të nxjerrë fitime edhe më të mëdha, për shkak se rregullat tona në mbrojtjen e mjedisit janë më të lehta dhe për pasojë kostot që prodhohen shpesh herë janë jashtëzakonisht të larta, dhe përfitimi neto që ka ekonomia është modest.
Së dyti, përfitimi është gjithashtu modest për faktin se pjesa më e madhe e investimeve të huaja të rëndësishme kanë qenë në burimet natyrore që janë për tregjet ndërkombëtare, dhe nuk kanë një efekt të fortë multiplikator me nënkontraktime të brendshme.
Së treti, Xhepa Sqaron se pjesa më e madhe e investitorëve vijnë në fushën e shërbimeve që janë të patregueshme. Që do të thotë; bankat, tregjet e sigurimeve, segmenteve të caktuara të industrisë financiare, të cilat duke qenë të patregueshme efekti i tyre në zinxhirin vleror është gjithashtu modest.
“Sigurisht ato kanë një rol shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm për të reduktuar kostot dhe transaksionet dhe për t’i shërbyer në përgjithësi një kulture sipërmarrje, financimi etj, por nga pikëpamja e pritshmërive që kemi ne për avancim të lartë teknologjik, për nivele të larta të vlerës së shtuar që Shqipëria të bëhet pjesë e zinxhirit global të prodhimit, këto i kanë munguar ekonomisë. Efekti i investimeve të huaja për të na bërë të rëndësishëm në tregjet e huaja dhe një aktor me peshë në tregjet ndërkombëtare, kjo i ka munguar Shqipërisë.”
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11