Flash News

KRYESORE

Sa para harxhon për veshje dhe makina? Spiropali i përgjigjet pyetjes së sikletshme

Sa para harxhon për veshje dhe makina? Spiropali i përgjigjet pyetjes

Minstrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është ‘zhveshur’ nga kostumi zyrtar për të marrë pjesë në një program argëtimi sikurse është “Shiko Kush LUAN”.

Si e ftuara e Luana Vjollcës për këtë javë, Spiropali nuk mundi t’i shpëtonte sfidës “Ndaje ose pije”. Në këtë rubrikë të programit, ministrja është pyetur “sa shpenzon në veshje?”.

Pavarësisht se sa e sikletshme bëhet situata kur vjen çështja tek paratë, Spiropali ka ditur më së miri të devijoi në përgjigje duke mos dhënë një shifër konkrete.

“Unë nuk blej kurrë çanta, madje unë nuk hy fare në dyqane. Kam një fobi nga qendrat tregtare, unë rri jashtë dhe kur dalim me bashkëshortin ai futet brenda dhe ma bën me shenjë”, u përgjigj Spiropali edhe pse nuk na tregoi shifër pavarësisht se skuadra kundërshtare insistuan ta dinin shifrën.

Duhet theksuar se Spiropali është përmendur nga media shpesh në lidhje me makinat apo veshjet e shtrenja që përdor.

Të fundit