Flash News

KRYESORE

Sa qëndrojnë akuzat e grupit anti-Basha? Në statutin e ri janë përfshirë shumë prej propozimeve të tyre

Sa qëndrojnë akuzat e grupit anti-Basha? Në statutin e ri

Partia Demokratike po përgatitet për zhvilluar kongresin e saj dhe grupi kundër kryetarit Lulzim Basha ka artikuluar në media disa akuza ndaj mënyrës se si është realizuar statuti i ri.

Ata pretendojnë se nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre dhe se nuk janë konsultuar paraprakisht, megjithatë, rezulton se grupi politik i PD-së ka zhvilluar konsulta me ish-deputetët Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Besnik Mustafaj. Ata që nuk kanë pranuar të zhvillojnë takime kanë qenë ish-deputetët Arben Imami dhe Jozefina Topalli.

Gjithashtu, në draft-statut ka çështje, parime, propozime, deri edhe formulime ekzaktësisht sipas propozimeve të kritikëve të Bashës. Ato përfshijnë garancitë statutore për zgjedhjet në parti, për sistemin e karrierës, për forcimin e Këshillit Kombëtar, për vendimmarrjen për listat dhe forcimin e organeve të kontrollit.

Edhe akuza se nuk po pranohet ngritja e Bordit Financiar nuk rezulton të ketë bazë reale.

Pretendimi se në statutin e ri është hequr pozicioni i ish-kryetarit të Kuvendit nga anëtarësia e përhershme e Këshillit Kombëtar nuk është gjithashtu i bazuar, sepse ky pozicion vërtet nuk ka qenë i garantuar në 2009-ën dhe 2014-ën, por në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar ky status iu dha të gjithë demokratëve që kanë drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Sa i përket analizës për humbjen e zgjedhjeve, të cilën kritikët kërkuan ta përfshinin në rendin e ditës së këshillit, ajo është realizuar përgjatë muajve tetor 2017-janar2018, ndërkohë të gjithë ata që kërkuan të flisnin në këshill e patën mundësinë të shprehnin opinionet dhe propozimet e tyre.

Një tjetër pikë e rëndësishme që parashikon draft-statuti është shkarkimi i kryetarit të partisë.

Statuti ka pasur dhe ka edhe më të qartë nenin që parashikon kompetencën e ‘KK’ që të miratojë mocion mosbesimi kundër kryetarit. Kjo i paraqitet Kuvendit dhe me shumicë të thjeshtë kryetari mund të shkarkohet. Kjo kërkon vetëm që propozuesit të sigurojnë mbështetje në ‘KK’ e pastaj në Kuvend.

Të fundit