Flash News

KRYESORE

“Sa të infektuar ka në kompaninë tuaj?”. Drejtuesi i fasonerisë përplaset me zv.ministren e Shëndetësisë

“Sa të infektuar ka në kompaninë tuaj?”. Drejtuesi i

Fasoneritë po shndërrohen në vatra të shpërthimit të koronavirusit në vend, pasi në ditët e fundit dhjetëra punonjës (në Krujë dhe Kurbin) kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid.

Në një lidhje direkte për emisionin “Open” zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u përplas me përfaqësuesin e një kompania fasone pasi deklaroi se nuk “kishte informacione se sa persona kishin kryer testin në kompaninë e tij për koronavirusin”.

“Po, ka të infektuar. Këtë fakt ia ka bërë me dije edhe Insituti i Shëndetit Publik, zyra rajonale- tha Rakacolli. “Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar për këtë”- ndërhyri Jetmor Shima përfaqësuesi i kompanisë. “Çfarë kuptoni ju me informacion zyrtar. Emrat nuk mund t’ua japim pasi në ligjin e sëmundjeve infective parashikohet edhe ruajtja e privatësisë”, - tha Rakacolli.

Të fundit