Flash News

KRYESORE

“Sa trishtim që kur hedh sytë në të djathtë të skenës s’do jesh më”, Gent Zenelaj mesazh prekës

Ditën e djeshme ministrja Kumbaro por edhe aktorët shqiptarë dhanë lajmin se punonjësi i Teatrit Kombëtar Ermal Laze po lufton me vdekjen si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Fatkeqësisht Laze ka ndërruar jetë sot. Aktori Gent Zenelaj i ka bërë një dedikim prekës Lazes, teksa shprehet se do i mungojë shumë.

“Pas çdo shfaqje të sukseshme...pas cdo duartrokitje të zjarrtë pas çdo shkëlqimi projekorësh qëndrojnë disa njerëz pa fjalë....njerëz që punojnē me përkushtim cdo ditë...njerëz që nuk e kalojnë kurrë fondalin por të qeshur nga xhepat e skenës marrin krenari nga suksesi i shfaqjes ndërsa ne aktorët pērkulemi pērpara publikut...dhe pjese dhe meritë të padiskutueshme në këtë sukses kanë edhe ata....por një nga ata sot nuk ështē më. 😢 Qofsh i parajsës Ermal..na trishtove të gjithëve Ermal..sa trishtim që kur të hedh sytë në të djathtë të skenës sdo jetë më silueta jote aty..i buzëqeshur si gjithmonë”, shkruan Zenelaj.

Të fundit