Flash News

KRYESORE

Sa vite burg rrezikon Julian Assange nëse ekstradohet në SHBA

Sa vite burg rrezikon Julian Assange nëse ekstradohet në SHBA

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange rrezikon të dënohet me 175 vite burg në SHBA, nëse vërtetohen 17 akuzat e reja të paraqitura së fundmi nga autoritetet vendase. Padia e Departamentit të Drejtësisë në SHBA akuzon Assange për marrjen dhe dhënien e informacioneve të mbrojtjes kombëtare rreth luftës së Irakut dhe Afganistanit.

47-vjeçari akuzohet gjithashtu për komplot dhe per nxjerrë informacionesh sekrete të sigurimit kombëtar të SHBA, duke e çuar numrin e përgjithshëm të akuzave në 18.

Australiani u arrestua nga policia e Mbretërisë së Bashkuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ndërsa SHBA kërkon të ekstradojë Assange kështu që ai mund të gjykohet, Suedia ka nisur sërish një hetim për përdhunimin kundrejt Assange, i cili akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy gra në vitin 2010.

Autoritetet britanike duhet vendosin nëse do t’i japin përparësi kërkesave të SHBA-së ose Suedisë më parë.

Të fundit