Flash News

KRYESORE

Sa vlen dokumenti i pafajësisë së Tahirit? Prokurorët kërkuan zgjatje të hetimit 10 ditë pas vendimit të Gjykatës së Katanias

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dorëzoi një dokument të cilin, në një prononcim për mediat e cilësoi deçiziv për hetimet ndaj tij.

Tahiri nuk dha detaje për dokumentin e dorëzuar por në media u zbulua se bëhej fjalë për një vendim të Gjykatës së Katanias e cila ka pushuar hetimet nga tij.

Sipas atyre që u raportua, këtë vendim, Gjykata e Katanias e ka marrë në datën 5 tetor.

Por në datën 15 tetor, prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ në Tiranë ju drejtuan gjykatës me një kërkesë ku kërkonin shtyrje të hetimeve me tre muaj.

Në kërkesën e tyre, prokurorët e cilësonin të domosdoshme zgjatjen e hetimeve “për të realizuar disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera nbi një letërporosi të administruar nga Republika e malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore”.

Edhe pse 10 ditë pasi gjykata e Katanias kishte marrë vendimin për Tahirin, duket se prokuroria shqiptare nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, pasi sipas shkresës, thotë se është ende në pritje të përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike të dërguar në Itali.

Vendimi i Gjykatës së Katanias 5 tetor

Kërkesa e prokurorëve 15 tetor

 

Të fundit