Flash News

KRYESORE

Safet Gjici ndjek shembullin e kryeministrit Rama, fyen gazetarët në ‘Facebook’

Presidenti i klubit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici njëherësh edhe kryetarë i komanduar i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit ka ofenduar gazetarët e gazetës sportive ‘Sport Ekspres’ duke i quajtur ata si mjeran permes një komenti në rrjetin social ‘Facebook’.

Debati ka nisur pasi gazeta publikoi një prononcim të mesfushorit brazilian, Elton Kale, i cili akuzonte klubin verilindor se i kishte falsifikuar kontratën, duke ia zgjatur me një vit pa dëshirën e tij.

I përfoluri si kandidat i ardhshmëm për Bashkinë e Kukësit, Gjici nuk e ka pritur artikullin e shkruar në gazetë dhe menjëherë ka shkruar në 'Facebook' se ata janë mjeranë pasi Kukësi nuk ka falsifikuar kontratën me 30-vjeçarin.

“O mjeran që nuk kuptoni, po çfarë interesi ka klubi të gënjejë; a thua se Kale është Ronaldo”, shkruan Gjici.

Komente të tilla i ngjajnë gjuhës që përdor kryeministri Rama, i cili që prej ardhjes në pushtet i ka quajtur kazan mediat dhe gazetarët kritikë ndaj tij.

Të fundit