Flash News

KRYESORE

Safet Gjici nis kallëzim penal në Prokurori: Kanë abuzuar me emrin tim

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici i është drejtuar Prokurorisë dhe nis një kallëzim penal, pasi persona të paautorizuar kanë tentuar t’i thyejnë llogarinë personale në “facebook”.

“Prej dy ditësh, persona të paautorizuar kanë hapur një llogari në rrjetin social “Facebook”, në emrin tim.

Llogaria e vetme në Facebook e imja është kjo, ndaj për këdo që ka abuzuar në emrin tim, do t’i drejtohem Prokurorisë, duke bërë kallëzim penal.

Dua t’iu falënderoj të gjithëve për miqësinë, ndërkohë që i kërkoj ndjesë gjithkujt që i ka ardhur ndonjë mesazh në emrin tim, por që nuk kam qenë unë”, shkruan Gjici në ‘facebook”.

Të fundit