Flash News

KRYESORE

Saga e vrasjeve mafioze mes fiseve Reçi dhe Gjini, Artan Hoxha: Nipi i Prend Gjinit u vra për një status në Facebook

Saga e vrasjeve mafioze mes fiseve Reçi dhe Gjini, Artan Hoxha: Nipi i

Shpërthimi i mbrëmjes së sotme në “Vasil Shanto”, i lidhur me një histori hakmarrjesh, është vazhdë e zinxhirit të një sërë vrasjesh për shkak të konflikteve mes dy familjeve të njohura në Rrëshen, fisit Reçi dhe Gjini.

Duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, vrasjet datojnë prej vitit 2016, ku më 9 shtator vritet në Rrëshen Sajmir Jaku, në atë kohë drejtues i OSHEE për veriun. Më 28 Prill 2017 në Romë, të Italisë, vritet Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit, i cili ishte viktima e fundit i vrarë në 7 janar 2020 nga hakmarrjet mes dy fiseve. Ndërkaq, në 06 Shtator 2017 u vra Kreshnik Gjini në Belgjikë.

Në një diskutim për atentatin e sotëm ndaj Prend Gjinit, gazetari Artan Hoxha sjellë në kujtesë sagën e vrasjeve mafioze mes fiseve Reçi dhe Gjini, duke u shprehur se mes 4 viktimave, njëri prej tyre u vra kot pasi ishte krejtësisht i pafajshëm.

“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Belgjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.

Të fundit