Flash News

KRYESORE

Saimir Çili emërohet drejtor i ri i Cirkut Kombëtar të Tiranës

Kantautori Saimir Çili është emëruar së fundi drejtor i Cirkut Kombëtar të Tiranës. Pas heqjes së ish-drejtorit Kujtim Dumi, i denoncuar për korrupsion, Cirku i Tiranës, pati një periudhë disa mujore pa drejtor, duke përfituar edhe nga pushimet vorore. Në fillim të muajit tetor MK shpalli vend vakant për postin e drejtorit dhe mësohet se zv/kryeministria Mesi e ka konfirmuar Saimir Çilin në postin e drejtorit të ri të Cirkut. Kantautori ka afro dy dekada që punon në ish-Estradën e Tiranës, që kishte në vaërsi edhe Cirkun, dhe Çili ka qenë pranë Cirkut me orkestrimet e pjesët muzikore të shfaqjeve, dhe sot dirigjent i orkestrës së Cirkut Kombëtar, ndaj emërimi i tij është mirëpritur nga artistët.

Saimir Çili, përveç faktit se është kantautor, duke marrë pjesë në disa festivale, duke fituar edhe çmime të dyta e të treta, është i njohur edhe për faktin e gjyqit që pati me ish-gruan e tij, Suela Kalaja, pas ndarjes së bujshme. Për fat të keq, këto gjëra do t’i kujtohen Çilit në media, edhe për ca kohë, kur dihet se të dy protagonistët kanë filluar një jetë të re, por jetojmë në Tiranë... Kjo javë paska qenë java e Saimirëve!

Të fundit