Flash News

KRYESORE

Saimir Kodra: E kam kaluar virusin covid-19 që në janar

Saimir Kodra: E kam kaluar virusin covid-19 që në janar

Moderatori i emisionit investigativ ‘Stop’ në Klan Saimir Kodra deklaroi se e ka kaluar virusin covid-19 që në muajin janar të këtij viti.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrimë mbyllur është për të respektuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, u shpreh Kodra gjatë emisionit që ai drejton bashkë me moderatorin tjetër, Gentian Zeneli, ndërsa i kërkoi këtij të fundit t’i nënshtrohet po ashtu një analize për të kuptuar edhe ai nëse mund të ketë qenë i infektuar, si persona kontakti të afërt me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP tha pak ditë më parë se edhe pse rasti i parë me coronavirus në Shqipëri u konfirmua zyrtarisht në datë 9 mars, shenjat e para nga studimi epidemiologjik kishin filluar në 28 shkurt.

Në lidhje me zërat se në covid-19 në Shqipëri është shfaqur më herët, Bino u shpreh në emisionin “360 Gradë” se kjo nuk ishte e mundur pasi në spitale do kishte pasur grumbullime dhe shtim të vdekjeve.

Të fundit