Flash News

KRYESORE

Saimir Kodra flet për largimin nga “Top Channel”: Mund të shkoj në çdo televizion vetëm të ‘Topi’ jo

Saimir Kodra flet për largimin nga “Top Channel”: Mund të

Këtë radhë në "Mos i fol shoferit" të moderatores  Rudina Dembacaj në "Ora news", ka qenë i ftuar  moderatori Saimir Kodra.

 Kodra ka folur dhe për largimin nga Top Channel. Ai shprehet se largimi prej këtij televizioni ka qenë për shkakun e parave dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e televizionit.

Kodra ka deklaruar se nuk do të kthehej në asnjë mënyrë në “Top Channel”.

“ nuk ka qenë aspak e vështirë largimi nga “Top Channe” në momentin që ika ë gjithë po më thoshin që tani që ike nga ‘Topi’ more fund. Por unë mora guximin dhe duke pasur shumë eksperiencë mendoja se ishte diçka që mund ta bëja. Unë kisha arritur pjekurinë time gazetareske dhe sigurisht që ika duke vënë një bast të fort me veten, them se e kam fituar.

Dua tu them shumë drejtuesve të medieve se nuk është televizioni që të bënë, porjanë njerëzit që e bëjnë televizionin.  Sot ka në tiranë miliarderë që mund të blejnë aparaturat nga e para dhe të ngrenë televizionin, puna është kush do t’i përdori.  Sigurisht që televizioni ku punon është një prezantim se çfarë bënë ti dhe se sa shtrihet produksioni jot, por më të rëndësishëm janë njerëzit”-ka deklaruar Kodra.

 I pyetur nga Rudina nëse e ka mbyllur apo jo gjyqin me “Top Channel” ai përgjigjet se ata pasi u largua nga TCH-ja i kërkuan që nuk do të drejtonte një emision të ngjashëm si ai i “Fiks Fare” për një vitë pasi ishte larguar, dhe për këtë e kanë gjobitur.

“ jo nuk e kam mbyllur akoma, është në gjykatë të Lartë. Pasi punova nja 15 vjet për “Top Channel” më kërkuan dhe 12 milionë lekë dëmshpërblim pse u largova, m thanë që një vit ti nuk duhet të bësh të tillë emision sepse ne të kemi paguar

Ndërsa për kolegun e tij  Gent Zeneli ai është shprehur se e ka shumë mik dhe se  gjatë regjistrimit të emisionit ata nuk bëjnë dubla, çfarë del në ekran është regjistrimi i tyre i parë. “Po na kërkuan dubla ne ikëm sepse nuk e bëjmë dot, ne nuk kemi tekst, ne e beje çdo gjë spontanisht.”

“ eksperienca ime në “Agon Channel” ka qenë shume e bukur, një bast shumë i fortë që e fituam dhe unë dhe Genti dhe shumë rentabël në para, ishte shumë i mirë, pavarësisht se Edi Ramës i vinte inat që ne merrnin aq lek, por na bëri mirë sepse mbyllëm ca kredi nëpër banka, kjo ishe një nga arsyet që ika nga ‘Topi’, për të mbyllura kredi që kisha, i bëra llogaritë me laps në dorë, mbylla llogari bankare për 25 vite. Mund të shkoj të ‘Agoni’ nëse hapet, te ‘Ora’ por tek ‘Topi’ nuk iki”- ka deklaruar Saimir Kodra.

Të fundit