Flash News

KRYESORE

Saimir Pirgu “turpërohet” nga origjina e tij: Edhe sa do vazhdojmë të zihemi se kush e ka fajin

Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu, së fundi ka shprehur zhgënjimin e tij në rrjetet sociale për gjendjen e rënduar të ndotjes në Shqipëri dhe Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Pirgu ka komentuar një foto të një mjedisi të ndotur të shpërndarë nga “NationalGeographic”, e cila i përket vendeve të Ballkanit, gjendje në të cilën përfshihet edhe vendi ynë.

“Sa e fuqishme dhe domethënëse kjo foto! Një ditë pushimi që të turbullohet vetëm me një hedhje syri të instagramit. Mbase nuk është në Kosovë apo Shqipëri si dikush që komenton në faqen e NationalGeographic , por çdo njëri prej nesh e njeh ose e ka parë një realitet të tillë. Lind pyetja ‘çdo bëjm shqipo?’ Do vazhdojmë të zihemi se kush e ka fajin apo të gjithë do mundohemi nga pak të mos e ndotim çdo ditë tokën tonë?”, ka shkruar ai.

Të fundit