Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri dorëzohet, i jep fund dilemës do jetë apo jo ministër i Brendshëm

Saimir Tahiri dorëzohet, i jep fund dilemës do jetë apo jo

Kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH, në kampingun e Jalës. I pyetur për zbatimin e reformës në drejtësi, kryesocialisti i Tiranës nënvizoi se megjithëse pritet të jetë një proces i vështirë, do të zbatohet. “Reforma në drejtësi ka filluar dhe është një proces që zor se ka kthim pas. Por unë nuk besoj se reforma në drejtësi, do të fusë drejtësinë në mendjen e njerëzve. Kështu që duhet pak luftë nga të gjithë dhe kjo kërkon kohë. Nuk është aq e lehtë”, deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse do të ishte përsëri ministër i Brendshëm në kabinetin e ardhshëm, Tahiri, që për herë të parë flet publikisht për këtë çështje, e ka mohuar. Por ai ka theksuar se standardet e vendosura tashmë në Policinë e Shtetit vetëm do të shtyhen para.

“Jo, unë nuk do jem ministër i Brendshëm dhe besoj që çdo punë e ka një fillim dhe një fund. Nuk ka rëndësi sa kohë je në një punë, ka rëndësi çfarë bën gjatë kohës që je. Unë them që u përpoqa të bëj më të mirën time. Besoj që cilido është pasardhësi, do e ketë të vështirë të zhbëjë gjithë atë që u rregullua”, tha ish-ministri.

Duke vlerësuar kontributin e të rinjve socialistë në garat elektorale, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme anëtarë të kësaj organizate të jenë të zgjedhur në këshillat bashkiakë dhe në grupin e deputetëve.

Të fundit