Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri fillon të veprojë pas arrestimit të Moisi Habilajt, nuk do e kalojë në heshtje

Saimir Tahiri fillon të veprojë pas arrestimit të Moisi Habilajt,

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka filluar lëvizjet e tij pas arrestimit të kushëririt, Moisi Habilaj, në Itali, si pjesë një grupi kriminal që kryente transport droge dhe armësh në drejtim të vendit fqinj.

Pas takimit të kërkuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deputeti i PS ka njoftuar për një konferencë me mediat në orën 16:00.

Situata e Tahirit paraqitet shumë e rënduar pas publikimit nga mediat italiane të një bisede të përgjuar ku Moisi Habilaj raportohet të jetë shprehur se “30 mijë euro do ia japë Saimirit”.

Kryeopozitari Lulzim Basha kërkoi sot arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dje se Tahiri ishte pranë arrestit ndërkombëtar.

Partia tjetër në opozitë, LSI ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sa i përket reagimeve nga PS, ditën e djeshme zëdhënësja Elisa Spiropali e paraqiti Tahirin si pjesë të së shkuarës dhe se 'qeveria e re' nuk mund të bëhet përgjegjëse.

 

Të fundit