Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri i friksuar nga Libra: Pse u fut Ben Blushi në zgjedhje?

Saimir Tahiri i friksuar nga Libra: Pse u fut Ben Blushi në zgjedhje?

Nga njësia Nr.5 në Tiranë ku PS mbajti takimin e  radhës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli me qytetarët për ato çfarë PS  bëri  dhe nuk bëri në këto katër vite.

Ndërkohë nuk harroi të  përmend partitë e  vogla për të  cilat u kërkoi qytetarëve  të  mos  jepnin votën e  tyre.

“Ka shumë  parti të reja që  duan t’ju gënjejnë. Ata duan  pjesë  nga tepsia  e pushtetit  që  të pasurohen  në kurriz të njerëzve  mos u gënjeni”-tha Tahiri.

A  ishte ky një sinjal për  frikën nga LIBRA  e  Ben Blushit?.

Fjala e Saimir Tahirit:

“U kërkoj ndjesë  për  çfarë nuk kemi bërë  dot por jo sepse  nuk kemi dashur por sepse nuk kemi mundur. Nuk është e rastit që  shumë njerëz mendojnë se  të jesh në politik duhet të jesh ‘pis’.Nëse ka shumë që mendojnë kështu kjo është fitorja më e madhe  e tyre. Nuk jemi njëlloj.

Ka shumë  parti të reja që  duan t’ju gënjejnë. Ata duan  pjesë  nga tepsia  e pushtetit  që  të pasurohen  në kurriz të njerëzve  mos u gënjeni ka vetëm një aletrnativë  dhe kjo është ps

Shumë  nga ju na thanë se  duhet të kandiodojmë  vetëm dhe  këtë  bëmë. Qeveri me dy timon pas datës 25  nuk do të ketë.”

Të fundit