Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri në Apel, kush janë tre gjyqtarët që do e gjykojnë, në dhjetor i kthyen pasaportën

Saimir Tahiri në Apel, kush janë tre gjyqtarët që do e

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës së Apelit ku ka ankimuar vendimin që e ka lënë atë në ‘arrest shtëpie’.

Çështja do të gjykohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Saida Dollani, pasuar nga Sokol Binaj dhe Fehmi Petku. Në dhjetor të vitit të kaluar ishte kjo trupë e cila mori vendimin që për rikthimin e pasaportave të ish-ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se ka raportime për presione sa i takon kësaj çështjeje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasadori Lu.

Të fundit