Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni i Stabilizim Asociimit përpara takimit me eurodeputetët, Ruçi nuk i shmanget kërkesës së PD

Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni i Stabilizim Asociimit

Deputeti socialist, Saimir Tahiri është përjashtuar nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili do të mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme. Vendimi u bë publik në fillim të seancës së sotme plenare, kur kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, i kërkoi kërkoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komison me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”.

Deri sot paradite emri i Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Ruçi siguroi se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që dikskuton me Parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.

Dëmi që ish-ministri i Brendshëm i ka shkaktuar qeverisë së Edi Ramës dhe imazhit të Shqipërisë, për shkak të akuzave për përfshirje në trafikun e drogës, ka detyruar mazhorancën dhe kryetarin e Kuvendit, Ruçin, që të mos i shmangen kërkesës së PD-së, por ta pranojnë atë.

Të fundit