Flash News

KRYESORE

“Sakrificë fantastike”, Rama: 123 punonjës socialë po u shërbejnë njerëzve në nevojë

“Sakrificë fantastike”, Rama: 123 punonjës socialë po

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrejtet sociale, shkruan se “rrjeti i shërbimit social po hyn në funksion pjesë-pjesë”. Sipas tij, 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës në qendrat e kujdesit social, janë vetëizoluar për t`iu shërbyer personave në nevojë. Rama shprehet se “punonjësit e qendrave sociale po bëjnë sakrificë fantastike”.

Postimi Ramës:

Rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po hyn në funksion pjesë-pjesë

Ndërkohë:

Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.

Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë  fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur çdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.

Kjo është Shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale. #respekt!

Të fundit