Flash News

KRYESORE

Salah nis stërvitjen me kombëtaren e Egjiptit: Tani jam shumë mirë, Botërori është moment historik për ne

Salah nis stërvitjen me kombëtaren e Egjiptit: Tani jam shumë

Pas dëmtimit që pësoi në finalen e Champions-it, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, është rikthyer të stërvitet me shokët e kombëtares.

Salah është shprehur se tashmë ndihet shumë mirë dhe është i gatshëm për të udhëhequr Egjiptin në Kupën e Botës.

"Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë. Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orë para duelit. Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, ka thënë Salah.

Të fundit