Flash News

KRYESORE

Sali Berisha i bashkohet sfidës “30 years challenge”, publikon foto me Ibrahim Rugovën

Jo “10 years challenge”,  por ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer rreth 30 vite pas në kohë. Ai ka publikuar një foto teksa bën gëzuar me ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me flokë të dendura, pa thinja, pa rrudha, Berisha duket disi ndryshe nga sot. Megjithatë edhe në foto është i njëjti qëndrim i Berishës, ndonëse vitet kanë lënë disi gjurmë në paraqitjen e tij.

“Me Presidentin Ibrahim Rugova, çaste pushimi!”, shkruan Berisha bashkangjitur foton.

Të fundit