Flash News

KRYESORE

Sali Berisha i përgjigjet Hashim Thaçit: Komente mjerane, s’mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës së Beogradit

Sali Berisha i përgjigjet Hashim Thaçit: Komente mjerane,

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të bëra nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pak ditë më parë, pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Berisha ka folur sot për këtë çështje duke i quajtur mjerane komentet e Thaçit, i cili sipas tij se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha.

Ish-kryeministri është ndalur edhe tek një sërë çështjes të tjera. Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini.

Të fundit