Flash News

KRYESORE

Sali Berisha për ‘Air Albania’: Mashtrim i Ramës, është shtesë i ‘Turkish Airlines’

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një shtesë të linjës turke ‘Turkish Airlines’ kompaninë e re ajrore ‘Air Albania’.

Në një postim në ‘Facebook’, Berisha e cilëson një mashtrim të radhës nga ana e kryeministrit, pasi sipas tij u shet shqiptarëve ‘Turkish Airline’ për ‘Albanian Airlines’.

“Kallam Dështaku një rekord të ri mashtrimi!

Ai u shet shqiptarëve Turkish Airline për Albanian Airline.

Dje nga Rinasi në orën 8.30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania.

Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i "Turkish Airlines" TK6888”, shkruan Berisha.

Të fundit