Flash News

KRYESORE

Sali Berisha tregon se nga ka rrjedhur audio-përgjimi i Xhafajt: U regjistrua me sukses të plotë...

Sali Berisha tregon se nga ka rrjedhur audio-përgjimi i Xhafajt: U

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin ‘Studio e Hapur’ se Fatmir Xhafaj e meritonte plotësisht regjistrimin që iu bë vëllait të tij, Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge. Berisha u shpreh i bindur se zëri në audio i përket Agronit dhe se ai është regjistruar me sukses të plotë.

“Ai është Agron Xhafaj, i regjistruar me sukses të plotë. Ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Emërimi i Fatmir Xhafajt ministër kishte vetëm një qëllim, kalimin e kodin e drogës. Edi Rama kërkoi kalimin e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te ‘Fatzi droga”, tha Berisha.

Sa i përket personit apo strukturave që kanë nxjerrë këtë audio-përgjim, Berisha refuzoi të japë emra sepse opozita nuk i ka forcat për të mbrojtur dëshmitarin, por la të kuptohet se materiali ka rrjedhur nga segmente të policisë, që ai i quajti të kriminalizuara.

Berisha mohoi që SHISH të jetë i përfshirë në këtë çështje, ndërsa la të hapur përfshirjen e gazetarëve dhe mediave në regjistrimin e Agron Xhafajt.

“Burimi është tjetër. Burimi nuk nxirret. Opozita nuk ka forca që të mbrojë dëshmitarin. Duhet ta ekstradosh në vend tjetër, duhet të kesh kompani që ta mbrosh, etj. Opozita nuk mund të luajë me jetë njerëzish. Është kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv Agron Xhafaj... Ka shumë polici kriminale, nuk është vetëm Xhafaj. Edhe SHISH mund ta bënte këtë, por ju garantoj se nuk është i tij. Paralel me SHISH është një tjetër shërbim paralel dhe ky është shërbimi i mediave. Këtu mund të ndalemi. Saktësisht nuk e di. A kanë bërë këtë gazetarët që kanë riskuar jetën? Edhe mundet”, deklaroi Berisha.

Të fundit