Flash News

KRYESORE

"Sali, ke marrë një SMS”, Berisha i kthen “monedhën” Ramës: Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, s’do ua thojë kurrë

"Sali, ke marrë një SMS”, Berisha i kthen

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij sot në Kuvend duke i kthyer “monedhën” shefit të qeverisë Edi Rama, lidhur me ekspozitën e hapur së fundmi në Berlin.

Një javë pasi Rama në seancën e 21 janarit bëri një deklaratë enigmatike kur deklaroi se Berishës ja kuptonte halli, për shkak të një mesazhi që ka marrë, ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë sot në foltore duke thënë: “Fuga dhe Cakaj hapën lajmin se idhulli i tij do takohej me Angela Merkel e me kryesorët e Gjermanisë.

Rama shkoi dhe u kthye më bisht ndër shalë, nuk ju dha asnjë takim, ju ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh të cilën nuk dua thotë kurrë ju.

I kam fare të sigurta sepse tani nuk është zor të monitorosh atë, në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologji. Berlini e përcolli si njeri patologjik”.

https://politiko.al/nuk-ke-faj-sali-se-ke-marre-nje-mesazh-berisha-sqaron-deklaraten-e-koduar-te-rames/

Të fundit