Flash News

KRYESORE

Salianji ‘fsheh’ mekanizmin: Vetting-u në politikë nuk e pengon atë në drejtësi. Teknikalitetet jo në dobi të publikut

Salianji ‘fsheh’ mekanizmin: Vetting-u në politikë nuk e

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit për projektligjin e vetting-ut në politikë. Salianji akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste se po e refuzojnë vetting-un, ndërkohë që opozita ka dorëzuar projektligjin në Kuvend.

Deputeti demokrat theksoi se vetting-u në politikë nuk e pengon vetting-un në sistemin e drejtësisë, por përkundrazi, e ndihmon atë.

“Rama dhe PS po e refuzojnë vetting-un. Ne jemi duke punuar. E gjithë propaganda që bëhet nga Rama është për t’i ikur vetting-ut. Ky proces ecën së bashku me vetting-un e drejtësisë, madje e shpejton atë. SPAK-u nuk pengohet për të hetuar familjarët e politikanëve, e pengon vetëm vullneti politik i kryeministrit. Një ide që u diskutua ishte se mund të gjejmë hapësira për ta votuar sa më shpejtë në seancë plenare”, theksoi Salianji.

Ndonëse deputeti i PD-së u pyet disa herë nga gazetarët për mekanizmin dhe strukturën që do e bëjë vetting-un e politikanëve, ai refuzoi të jepte një përgjigje konkrete. Sipas Salianjit, Partia Socialiste duhet të votojë fillimisht nëse e dëshiron këtë vetting dhe më pas teknikalitetet do të bëhen publike.

“Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi. Nëse qeveria e refuzon nuk mund të diskutojmë për teknikalitete që sot mund të jenë të parakohshme. Ne i kemi parashikuar të gjitha në ndryshimet Kushtetuese. Të gjitha do të bëhen publike sapo qeveria të shprehet. Ne kemi depozituar një projektligj që parashikon të gjitha ndryshimet Kushtetuese. Teknikalitetet nuk janë në shërbim të publikut. Këtu nuk ka negociata, ka vetëm votim. Po ose jo. Nëse votohet do të shpalosen të gjitha procedurat”, u shpreh Salianji.

Të fundit