Flash News

KRYESORE

Salianji me banorët në Durrës: Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!

Salianji me banorët në Durrës: Menaxhimi i krizës bëhet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Durrës, ku ka takuar atje disa nga banorët e prekur nga tërmeti.

Takimin e pasqyron në Facebook, ku shkruan se në qytet gjendja është katastrofike dhe shton se menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media nga kryeministri Rama.

Po ashtu ish-deputeti sqaron se nga diskutimet me banorët, prej ditësh grupet e kontrollit që kanë shkuar nuk kanë bërë asnjë konstatim për dëmet.

“Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen!

Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!

Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!

Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet!

Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!”, shkruan Salianji.

Të fundit