Flash News

KRYESORE

Salianji i PD jep 'identikitin' e deputetit të Republikës së vjetër: të jesh qengj i butë deri kur...

Salianji i PD jep 'identikitin' e deputetit të Republikës

Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, dhe një nga prurjet  e reja në partinë e Bashës, nëpërmjet një statusi në Facebook ka dhënë atë që ai quan 'identikiti i deputetit në Republikën e vjetër'.  

Shkruan Salianji:

Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret. Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge! Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira

Të fundit