Flash News

KRYESORE

Salianji: PD mbështet SPAK, deri më tani nuk ka pasur ndonjë dënim politik

Salianji: PD mbështet SPAK, deri më tani nuk ka pasur ndonjë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se opozita e mbështet krijimin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), por ai kujtoi se deri më tani nuk ka pasur ndonjë dënim politik.

Ai përshëndeti krijimin e kësaj strukture, pavarësisht pengesave dhe peripecive dhe pas shumë ndërhyrjeve në sistem përfshirë edhe zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme.

“SPAK-u si çdo strukturë, duhet të provohet dhe gjykohet në bazë të punës dhe rezultateve konkrete. Frika jonë e vetme është që pritshmëria e madhe e kësaj e strukture…Historiku i deritanishëm është që nuk ka pasur ndonjë dënim politik. Hetimet dhe procedurat janë kot sepse nuk ka pasur dënim. Çfarë ka ndodhur me reformën në drejtësi? Heqja e ndikimit politik mbi drejtësinë.

Deri dje, politika ndërhynte nëpërmjet KLD-së apo institucioneve të tjera. Janë krijuar disa mekanizma që e pengojnë. Opozita për të denoncuar dhe mbrojtur interesin publik. Çfarë ka qenë për të denoncuar, ne e kemi denoncuar”-tha Salianji në “Open” në Top Channel.

Të fundit