Flash News

KRYESORE

Salianji për audio-përgjimin: Dy pyetje presin sot përgjigje nga Rama dhe Xhafaj

Salianji për audio-përgjimin: Dy pyetje presin sot përgjigje nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me akt-ekspertimin e audio-përgjimit me të dyshuar vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Geron Xhafaj.

Sipas Salianjit, dy pyetje presin sot përgjigje nga kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, pasi sipas tij, në akt-ekspertimin anglez u vërtetua se zëri i përket Agron Xhafajt.

“Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audio-përgjimit është i Xhafajt.

Producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.

Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?

Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?

Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?”, shkruan Salianji.

 

Babalja/ Akt-ekspertimi anglez u bazua në materialet e mediave, jo origjinal  

Të fundit