Flash News

KRYESORE

Salianji publikon dokumentet: Taulant Balla në përgjimet e prokurorisë, biseda me drejtorin e policisë së Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar dokumente të tjerë sa i takon video përgjimit të ri të transmetuar pak ditë më parë.

Salianji thotë se gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave. Deputeti i PD-së shprehet se përgjimet e prokurorisë faktojnë se Balla ka komunikuar me drejtorin e policisë së Fierit dhe me persona të tjerë.

“Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë”, shkruan Salianji në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë

XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë.

Të fundit