All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Salianji tregon arsyet pse Rama dhe Bushati nuk flasin për grupin kriminal të Bajrave

Salianji tregon arsyet pse Rama dhe Bushati nuk flasin për grupin kriminal
All - Paragraf - 1

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të tregojë se çfarë e lidh atë me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

All - Paragraf - 3

Salianji shprehet se sot Rama dhe Bushati janë mekur dhe nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike, pasi ata dhe Bajrat kanë bashkëpunuar në zgjedhjet e kaluara.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.

Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

- Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.

- Gjatë zgjedhjeve, grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës.

- Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nëpërmjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve të PS në Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim iu ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati iu ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

–  Komunikimi  me Bajrajt është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Ramës kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve. Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.

Të fundit