Flash News

KRYESORE

Salvini i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, zbulon telefonatën me Metën

Salvini i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e krizës,

Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini shprehet i shqetësuar për situatën politike të krijuar në vendin tonë.

Ai ka  zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Meta, me të cilin ka diskutuar se si mund ta ndihmojë me krizën në vend.

Duke e konsideruar Shqipërinë si vend mik, Salvini është i gatshëm të ndihmojë për të evituar destabilitetin.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne. Kemi folur për të evituar destabilitetin dhe përplasjet e forta civile”, - ka thënë Salvini në një video “live” nga zyra e tij.

Edhe katër ditë na ndajnë nga zhvillimi i zgjedhjeve. Presidenti Meta kërkoi ç’dekretimin e tyre, ndërsa Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e tij duke e çuar vendin në zgjedhje në 30 qershor.

Të fundit