Flash News

KRYESORE

Sami Repishti: Ndërkombëtarët kanë rëndësi, vendimi i presidentit për zgjedhjet ka logjikë

Sami Repishti: Ndërkombëtarët kanë rëndësi,

Sami Repishti, një ndër veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro amerikan dhe ish-i dënuar politik, deklaroi se për qëndrimet dhe komentet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë krizë janë me shumë rëndësi.

Në një bisedë telefonike me “Zërin e Amerikës”, ai u shpreh se kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë.

“ Janë shumë me rëndësi. Dhe kjo është një e metë e madhe që po përsëritet në Shqipëri. Është krijuar mentaliteti në kohën e komunizmit se ne nuk kemi nevojë për botën e jashtme se ne i bëjmë të gjitha. S’është e vërtetë! Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë.”, tha Repishti.

Të fundit