Flash News

KRYESORE

Samir Mane: Nuk ka oligarkë në Shqipëri, vetëm në Korenë e Veriut

Samir Mane: Nuk ka oligarkë në Shqipëri, vetëm në

Biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku është diskutuar për listën e më të pasurve në vend.

Duke folur për oligarkinë, Mane u shpreh i bindur se në Shqipëri nuk ekziston kjo lloj kategorie, madje as në Ballkan apo në Europë. Sipas tij, oligarkë ka në Rusi dhe Korenë e Veriut.

“Unë nuk mendoj se ka oligarkë në Shqipëri. Nuk mendoj se ka në Ballkan dhe Europë. Unë mendoj se oligarkë ka ndoshta në Rusi dhe Korenë e Veriut. Unë do të isha oligark nëse shteti bën një ligj që vetëm unë të shesë televizorë. Kjo është në definicionin e ri oligarkia. Unë mendoj se njerëzit këtu e keqkuptojnë oligarkinë, sepse ata që kanë shumë biznese i quajnë oligarkë”, u shpreh Mane.

Ky përkufizim i oligarkisë nga Samir Mane mori miratimin në heshtje të ish-këshilltares së kryeministrit, Suzana Guxholli dhe ekspertit të ekonomisë, Besart Kadia.

 

Të fundit