Flash News

KRYESORE

Samir Mane pushime në Kuba me tre gazetarët e njohur, mes tyre edhe Ben Blushi

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane ka zgjedhur Kubën për të kaluar disa ditë pushimesh, i shoqëruar edhe nga tre gazetarë të njohur.

Bëhet fjalë për Blendi Fevziun, Baton Haxhiun dhe drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi.

Ata janë shfaqur teksa shijojnë temperaturat e nxehta të Kubës dhe të Panamasë.

Foto janë publikuar nga moderatori i ‘Opinion’ Blendi Fevziu, i cili shquhet për pushimet e tij ekzotike dhe shumë larg Shqipërisë.

Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e Blushit, i cili është “zhdukur” nga jeta publike që pas emërimit të tij për drejtimin e televizionit Top Channel.

Të fundit