Flash News

KRYESORE

Samiti/ Gazetarja e DW: Merkel ishte dakord për negociatat, por nuk varet prej saj

Samiti/ Gazetarja e DW: Merkel ishte dakord për negociatat, por nuk varet

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka e ftuar në “A show” në News24 ka komentuar samitin e Berlinit ku pjesë ishte dhe delegacioni nga Shqipëria me në krye Edi Ramën.

Ajo shprehu bindjen se kancelarja gjermane Angela Merkel është pro çeljes së negociatave ndonëse nuk varet prej saj por prej grupit parlamentar.

“Takimi Merkel-Rama dhe Merkel-Zaev ishin takime me dy vendet aspirantë për çeljen e negociatave. Ishte vendosur enkas para samitit. Ishte nder që Merkel iu bëri këtyre dy burrështetasve për të sinjalizuar mbështetjen që jep ajo për procesin e zgjerimit. Nëse do çelen negociatat nuk vendoset nga Merkel. Vendoset nga grupi parlament CDU-CSU. Merkel mund të japë një këshillë. Bindja ime është që Merkel është për çeljen e negociatave por nuk besoj se do ushtrojë një presion. Grupi është i lidhur shumë me Shqipërinë dhe ata do e vendosin”, deklaroi Shutka.

Të fundit