Flash News

KRYESORE

Samiti i Berlinit, Edi Rama udhëton me avionin charter të Behgjet Pacollit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot pasdite nga aeroporti i Prishtinës për në Gjermani, ku do të organizohet Samiti i Berlinit. Së bashku me kryeministrin shqiptar në avionin charter ndodhet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri Behgjet Pacolli. Samiti organizohet nga kancelarja Angela Merkel, që këkon të përcjelle mesazhin se vijon të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se Franca është kundër zgjerimit të unionit. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Ulrike Demmer  takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal ndërsa pjesë kryesore e ‘menysë’ do të jetë Kosova, veçanërisht heqja e taksës ndaj produkteve serbe, që është vendosur nga Ramush Haradinaj.

Foto eshte marre nga 'Indeksonline'

Të fundit